Distributori turk Inter Medya ka shitur dramë familjare “Broken Wings” në një transmetues në Kazakistan.
Kanali komercial KTK ka marrë të drejtat e transmetimeve, e cila tregon historinë e katër vëllezërve dhe motrave që përballen me një jetë të varfër, vetëm me mamanë e tyre e cila kujdeset e vetme për ta pas vdekjes së të atit.
Koliba Film është prodhuesi i këtij seriali.
Më parë këtë vit, Broken Wings u ble nga transmetuesit latino-amerikanë Canal 1 në Kolumbi, Wapa TV në Puerto Rico dhe Telefuturo në Paraguaj. Seriali është marrë gjithashtu nga Passions në SHBA.
Kjo është marrëveshja e dytë e njoftuar në Kazakistan nga Inter Medya këtë javë pas marrëveshjes për serialin e Zonjës Fazilet me Channel 31, serial ky që transmetohet aktualisht në platformën digjitale Tring.
Znj Fazilet është prodhuar nga Avsar Film i Turqisë dhe tregon historinë e një nënë të vetme dhe dy vajzave të saj që jetojnë një jetë modeste, por do të bëjë gjithçka për të arritur ambiciet e tyre për para dhe pushtet.