Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të qeverisë greke mbi një raport të botuar nga e përditshmja gjermane “Die Welt”.
“Raporti mediatik në lidhje me Mesdheun Lindor, botuar nga “Die Welt” sot (2 shtator 2020) duke iu referuar Turqisë, është plotësisht i trilluar.
Fakti që zëdhënësi i qeverisë greke ngriti akuza kundër Turqisë duke u bazuar në këtë raport fiktiv, është një manifestim i ri i politikës joreale dhe provokuese të këtij vendi, i papajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikat zakonore.
Në vend që të humbasin kohë me të tilla raporte të pabaza mediatike, autoritetet greke duhet t’u japin fund hapave që përshkallëzojnë tensionet në rajon”, thuhet në komunikatën me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.
Gazeta “Die Weld” publikoi të mërkurën një lajm të pabazë, sipas të cilit Presidenti Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve disa ditë më parë që të godisnin anijet greke në Mesdheun Lindor në mënyrë që të ato të fundoseshin, por të siguroheshin që gjatë këtij procesi të mos vritej askush.