Një vajzë 19-vjeçare në Turqi është në gjendje të rëndë për jetën pasi është qëlluar më armë zjarri në kokë.
Arsyeja është sa banale aq edhe tragjike; Mutlu Kaya kishte marrë pjesë në një talent show në televizionin kombëtar Sesi Cok Guzel.
https://www.youtube.com/watch?v=8RO0aCe8YGg
Pasi ishte shfaqur ne transmetim, vajza kishte marrë kërcënime nga fisi i babait të saj dhe ishte trembur.
19-vjeçarja është marrë në shënjestër teksa ndodhej brenda shtëpisë saj në Ergani, pjesë e provincës konservatore Diyarbakir, qyteti kryesor i komunitetit kurd në juglindje të Turqisë.
Në momentin që është qëlluar me plumb në kokë nga kopshti i shtëpisë, vajza ishte duke bërë prova me këngët e saj.
Policia ka vënë në pranga 3 persona lidhur me ngjarjen, përfshirë edhe të fejuarin e 19-vjeçares.