Global Agency, agjenci turke që shpërndan formate tv në të gjithë botën, ka fituar të drejtat ndërkombëtare televizive të Dance with Me, një format i ri izraelian i ideuar nga Studio Glam. Bëhet fjalë për një talent të fokusuar tek kërcimi. Në shfaqje konkurentët e ndryshëm kanë një minutë e gjysëm kohë për të bindur një juri të përbërë nga tetë balerinë profesionist për talentin e tyre, për të qenë një balerin i ardhshëm në të gjithë aspektet. Konkurentët që do të arrijnë në finale do të krijojnë çiftin me një nga gjyqtarët me të cilin do të performojnë edhe një koreografi. Formati nuk është realizuar asnjëherë dhe pritet të prezantohet në Natpe, panairin e prodhimeve audiovisive, në fund të janarit në Miami.
Edhe pse kemi te bëjmë me një emër të njëjtë me formatin tjeter “Dance with Me” të Endemol, ky format i ri nuk ka aspak ngjashmëri në skenar perveç emrit dhe kërcimit. Pritet që ky format të jetë mjaft i suksesshëm.
Për më shumë hidhini një sy trailer-it më poshtë: