Këngëtarja Altuna Sejdiu, ose siç njihet me emrin e saj të artit Tuna, tashmë i mungon publikut shqipar pasi prej kohësh është shkëputur nga tregu muzikor duke mos lançuar më projekte të reja.
Ajo tashmë është mamaja e dy djemve dhe ka vendosur që të jetë plotësisht e përkushtuae tek familja e saj, duke i dedikuar atyre kohën më të madhe.
Mirëp, së fundmi, këngëtarja duket se na dha lajmin e shumëpritur, duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë një rikthim të sajin në industrinë e muzikës.
Këtë gjë ajo e njoftoi përmes një ‘story’ në rrjetin e saj social të “Instagram”, ku ka postuar një video në të cilën duket se shfaqet në një studio muzikore për të rregjistruar këngë të reja.
“Guess who’s back (Gjejeni pak kush është rithyer)”-ka shkruar Tuna krahas videos.
Ndërkohë, ajo ende nuk ka ndarë asnjë detaj tjetër lidhur me projektin në fjalë dhe nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim me artist tjetër, apo një këngë solo.
Rikujtojmë se Tuna ka publikuar albumin e saj të fundit në vitin 2019, me një sërë këngësh të kthyera në hit e që numërojnë miliona klikime në platformën e “Youtube”. Një nga këngët më të klikuara ka qenë dhe bashkëpunimi me Ylli Limanin.