“Vizion Plus” po bëhet gati të startoj një nga programet më të suksesshëm në ekranet shqiptare, “Dancing With The Stars”. Edhe pse kemi mësuar se akoma janë shumë vonë me përgatitjet kemi arritur të mësojmë një tjetër emër, i cili mund të jetë konkurent në këtë edicion të pestë të këtij spektakli.
Produksioni është në tratativa me këngëtaren e hitit “MMV” apo “Fenix”, Tuna. Akoma nuk është zyrtarizuar gjë, por gjasat që Tuna të jetë pjesë e spektaklit janë pozitive. Ndërsa përsa i përket konkurentëve të tjerë, i ditur zyrtarisht tashmë është vetëm konkurenti i “Big Brother 7”, Valer Kolnikaj. Ndërsa mësohet se akoma nuk ka marrveshje zyrtare me të tjerë konkurent të këtij edicioni.
Siç e tham edhe më lartë, përgatitjet janë shumë vonë dhe nuk pritet që spektakli të startoj shumë shpejt. Në këtë edicion janë bërë disa ndryshime edhe në gjenezën e produksionit. Pak ditë më parë në “IMA” publikuam lajmin ekskluziv që Holta Dulaku nuk do të ishte producente, e zëvendësuar nga Genc Dulaku.
IMA / S. Dema