Janë aq të njohur për Shqiptarët saqë nuk ka aspak nevojë për prezantim, Kivanç Tatlitug dhe Tuba Byukustun e cila u njoh më tepër nga shikuesit shqiptar nën emrib e Elifit të “Diamant dhe Dashuri” qe solli shumë sukses për të, do të jenë së bashku protagonist të një seriali.
Edhe pse nuk jepen ende detaje nga ky prodhim, xhirimet e të cilit mendohet të nisin gjatë verës, duke parë pjestarët e cast-it, seriali do të jetë mjaft i sukssëshëm.
Ky është një rikthim mjaft i fuqishëm i Kivanç pasi ai që prej 2014, me serialin “Kurt Seyit dhe Sura” i cili është transmetuar edhe në TV Klan, nuk ka luajtur në asnjë serial.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim