Sukseset nuk kanë të sosur për aktoren turke Tuba Büyküstün, e njohur ndryshe nga publiku shqiptar si Elifi tek seriali “Diamant dhe Dashuri” në TV Klan i cili përfundoi para pak javësh. Para disa ditësh ajo u shpall fituese e çmimit Giuesepe Spiaccia si Aktorja më e Mirë në Kinema dhe Teatër.
Përcveç faktit se Tuba ka intepretuar shkëlqyeshëm rolet në filmat që ka luajtur, ajo më tepër është vlersuar për filantropinë e saj.
Prej shumë vitesh tashme, ajo i është bashkuar degës së organizatës UNICEF në Turqi ku shpesh kontribuon për fëmijet e varfër. Tuba është pëlqyer shumë dhe ka fituar simpati mjaft të madhe, edhe për faktin se ajo është përfshirë vrullshëm ndihmesën e fëmijëve të cilët vijnë nga lufta në Siri, çështje e cila ka angazhuar jo vetëm Tuban, por edhe shumë përsona publik nga e mbarë bota.
Çmimet Giuesepe Spiaccia, jepen çdo vit për nder të Giusepe Spiaccia një student i arkitekturës, i cili vdiq në moshë të re. “Elifi-it” do ti dorëzohet çmimi më datën 7 Nëntor, në zemrën e besimit katolik pikërisht në shtetin e Vatikanit.
©IMA