Versioni shqiptar i talent show-t spanjoll “Tú sì que Vales”, mjaft i suksesshëm në sezonin e parë në Itali vitin e kaluar, po përgatitet të zbarkoj në televizionin Vizion Plus. Formati ka në fokus gjykimin nga një juri e përbërë nga tre personazhe të njohur dhe juria popullore me në krye një komik, të njerëzve të thjeshtë të cilët mendojnë se kanë një talent jo vetëm në këndim dhe kërcim.
Formati origjinal i Endemol vjen në Shqipëri nga producentja Holta Dulaku, e cila vjen pas eksperiencës 5 vjeçare në prodhimin e versionit shqiptar të Dancing with the Stars. Fillimi i fazës së parë të audicioneve pritet të fillojë në fillim të muajit mars.
si mund te regjistrohem