Duke filluar nga e hëna e 30 marsit në ekranin e Vizion Plus nis transmetimi i talent show-t “Tu si Que Vales”, një format origjinal spanjoll i Endemol, me producente Holta Dulaku.
Ka përfunduar tashmë faza e parë, ajo e audicioneve dhe çdo gjë po behet gati per start-in e edicionit te pare te Tu si que Vales. Nën drejtimin e Drini Zeqo dhe jurisë së përbërë nga aktori i humorit Agron Llakaj dhe këngëtarit Kristi Popa udhëhequr nga Holta Dulaku, nis kështu gara për zbulimin e talentit unik shqiptar që do të mahnisë teleshikuesin.
Producentja Dulaku edhe këtë herë nuk ka hequr dorë për të konkuruar drejtëpërdrejtë rivalen e saj, tashmë Alketa Vejsiu me programin X Factor, i cili transmetohet çdo të hënë në TV Klan.
Përshkrimi mbi formatin
Formati përmban një spektër të gjerë të talenteve të pa para ndonjëherë në një shfaqje televizive. Akrobat, kengetare, komedian, imitues, instrumentiste, kercimtare. Në thelb ai qe ka talent dhe pak ego për ta vendosur veten ne qendër të vëmendjes.
Çdo episod i Tu si que vales perfshin nje seri performancash te cilat vleresohen nga nje treshe gjyqtaresh dhe nje juri publike e cila ka si zedhenes te saj nje figure te njohur publike, e cila nuk lejohet te votoje.
Juria publike perbehet nga 51 anetare, por per qellime te mekanizmit te spektaklit, i vetmi factor kyç eshte qe numri i pjesemarresve ne te duhet te jete tek. Te dyja keto juri bejne te mundur qe konkurrimi te jete me i larmishem, argetues dhe me i drejtperdrejte se kurre.
Premiera e “Tú sí que vales” më 1 janar të vitit 2008 kapi shifrat e tre milionë e gjysmë teleshikuesish. Ky format u pasua ne sezonet ne vazhdim nga nje sukses i madh dhe pritshmëria e tij u realizua plotësisht.