Mbrëmja e 27 Tetorit do të sjelli primetime në ekranin e Vizion Plus, edicionin e dytë të “Tu Si Que Vales”, të vetmin spektakël në zbulimin e talenteve në fushave të ndryshme në ekran.
Pas suksesit të padiskutueshëm të edicionit të parë, ashtu si ju kemi informuar edhe më parë ky sezon i dytë do e sjelli talent show-n në Vizion Plus me disa ndryshime sa i përket moderimit po ashtu edhe anëtarëve të jurisë.
“Tu Si Que Vales” do të mirëpresi aktorin Kastriot Caushi nën pozicionin e gjyqtarit për këtë sezon i cili është lëvizja e vetme për këtë sezon. Producentja e Vizion Plus, Holta Dulaku, Moderatori Agron Llakaj dhe artisja Vikena Kamenica nuk do të ndahen nga spektakli edh e këtë sezon të dytë.
Ndryshe nga edicioni i parë, moderator këtë herë do të jetë Florian Agalliu i cili do të shoqërohet edhe nga një moderatore tjetër, emri i së cilës mbetet i pazbuluar.
Rezervoni mbrëmjen e së Enjtes për tu argëtuar përpara ekranit duke filluar nga ora 21.00!
Copyright IMAlbania.com