Ndryshime të momentit të fundit kanë bërë që dita e premierës së talent show-t “Tu si Que Vales” të shtyhet për në datën 1 Pill dhe jo më në 30 mars si u patëm informuar javë më parë.
Ndoshta konkurenca me talent show-n e suksesshëm X Factor ka çuar organizatorët në marrjen e këtij vendimi, që padyshim mbetet një zgjidhje e mirë, që do të drejtojë vemendjen absolute të teleshikuesit për të ndjekur këtë risi të sezonit në një ditë ku konkurrenca e fortë televizive mungon.
Vizion Plus ka nisur tashmë edhe promovimin e spektaklit me posterat zyrtar në rrjetet sociale ku shohim tre anëtarët e jurisë Holta Dulaku, Agron Llakaj, Kristi Popa dhe prezantuesin Drini Zeqo.
Këtë të diel në orën 15.00 do të regjistrohet episodi i parë i spektalit. Për të gjithe ata që dëshirojnë të ndjekin live performancat e pjesëmarrësve në garë, në faqen zyrtare mund të gjenden më shumë detaje.