Edhe tre ditë na ndajnë nga start-i i Tu Si Que Vales, formati origjinal i Endemol që vjen në Shqipëri nga e mërkura e ardhshme çdo javë në ekranin e Vizion Plus. Këtë pasdite ka filluar regjistrimi i emisionit të parë dhe padyshim ajo që të gjithe presin me kureshtje, përpos talenteve dhe atë që do të ofrojnë, është skenografia. Ne kemi arritur të rekuperojmë dy foto ku mund të shohim skenën e spektaklit, e cila paraqitet shumë e ngjashme me atë të versionit italian.
Nga sa arrihet të dallohet nga foto e realizuara gjatë regjistrimit, premisat për të pare një skenografi të arrirë janë pozitive. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim datën e premierës për të shijuar më shumë.