Spektakli më i ri në ekranet shqiptare, i cili pritet të startoj në ekranin e Vizion Plus duke filluar nga muaji mars, “Tu Si Que Vales Albania”, do të vij nën prezantimin e show men-it të njohur tashmë, Drini Zeqo. Pas një eksperience të lakmueshme në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”, Drini ka vendosur të mos shkëputet nga show dhe spektakli, duke marr menjëherë në dorë një tjetër patentë ndërkombëtare shumë të suksesshme. Siç duket studioja e lajmeve nuk është në projektet e tij të së ardhmes.
Programi siç është njoftuar edhe në ditët e kaluara pritet të vij në Vizion Plus të hënave, nga muaji mars. Do të jetë një investim i ri i producentes Holta Dulaku, e cila synon të mos luaj as edhe një standard të vendosur nga vetë Endemol, si shpërndarës ekskluziv i këtij talent show nëpër botë.
Të shpresojmë që do të jetë gjithçka sipas standardeve ndërkombëtare, sidomos publiku kësaj radhe ka një pritshmëri të veçantë edhe në skenografi. Nuk duhet harruar që ky program i ri, i testuar suksesshëm në Spanjë e Itali do të ketë përballë një konkurent si “X Factor” me mbrëmjet LIVE.
IMA / S. Dema