Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari demokrat Joe Biden përmbyllin këtë të hënë fushatën presidenciale. Rreth 250 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 3 nëntorit, ndërsa deri më tani 92 milionë prej tyre kanë votuar në procesin e hershëm. Kjo shifër rekord që përbën dy të tretën e të gjithë atyre që kanë votuar katër vjet më parë, premton pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje në një shekull.
Presidenti Donald Trump vetëm të dielën ka vizituar pesë shtetet vendimtare, Miçigan, Ajova, Karolinë e Veriut, Florida dhe Xhorxha. Në fjalimet e tij përpara mbështetësve, kreu i Shtëpisë së Bardhë vuri në lojë kundërshtarin demokrat, duke e quajtur të përgjumur, ndërsa djalin e tij, një makinë që thith para. Trump lavdëroi rritjen ekonomike të vendit dhe premtoi se SHBA nuk do të mbyllet nga pandemia.