Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar të ndalohen marrëveshjet me pronarët e kompanive TikTok dhe Wechat, edhe pse është ende e paqartë nëse e ka autoritetin ligjor për ta imponuar këtë.
Urdhrat që hyjnë në fuqi pas 45 ditës i bëjnë thirrje Sekretarit amerikan të Tregtisë që brenda këtij afati të kenë përkufizuar ndalimet.
Edhe pse është ende e paqartë, synimi i urdhrit duket se është që dy aplikacionet të mos lejohen në Apple dhe Google, gjë që do të mundësonte bllokimin e plotë në SHBA.
Megjithatë, urdhrat mund të apelohen dhe Pekini mund të reagojë ashpër.
Administrata e Trump, por edhe kongresmenë të opozitës amerikane, kanë ngritur shqetësime rreth TikTok, duke thënë se mund të ketë censurë, dezinformim dhe cenim të privatësisë së të miturve.
Pak ditë më parë Trump caktoi datën 15 shtator si afatin e fundit për blerjen e TikTok nga Microsoft ose një tjetër kompani amerikane, përndryshe do të bllokohej në SHBA.