Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të miratojë një rregullore në lidhje me personat të cilët duan të ndërrojnë gjininë e tyre. Sipas kësaj rregulloreje, nuk do të lejohet që spitalet dhe kompanitë e sigurimeve që marrin fonde federale të bëjnë operacione për t’u shndërruar në mashkull ose femër në mënyrë artificiale.
Ky vendim vjen në 4 vjetorin e ngjarjes së rëndë në Orlando në Florida, ku një person vrau me armë zjarri 49 njerëz në një klub nate për personat gay.
Pra interpretimi i qeverisë dhe i institucioneve për termin “seksi” si mashkull apo femër të përcaktohet nga biologjia dhe jo se si ndihet personi.
Ky vendim hedh poshtë rregulloren e Barack Obamës, i cili e përcaktoi gjininë si ndjenjën e brendshme të një personi për të qenë mashkull, femër, ose as një kombinim.
Ndryshimi i politikës është kërkuar prej kohësh nga mbështetësit fetarë dhe socialë konservatorë të Donald Trump.
Disa organizata kanë njoftuar se do të kundërshtojnë ndryshimin. Fushata për të drejtat e njeriut njoftoi se do të ngrejë një proces gjyqësor. ACLU ka thënë gjithashtu se do të ngrejë një padi për të rrëzuar rregullin e Trump.
Sipas vendimit të epokës së Obamës, në spital mund të kërkohej të kryeje procedura të tranzicionit gjinor siç janë histerektomitë, nëse institucioni siguronte atë lloj trajtimi. Rregulli kishte për qëllim mos-diskriminimin seksual në kujdesin shëndetësor, por nuk përdorte termin “identitet gjinor”.