Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi të enjten urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale.
Urdhri u firmos vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si keqinformuese dy postime të presidentit.
Sipas këtij urdhri, që sipas draftit të lexuar nga CNN prek një ligj të vitit 1996, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.
Ironikisht, Trump e postoi edhe në Twitter njoftimin për firmosjen e urdhrit ekzekutiv. “Po e firmos këtë urdhër ekzekutiv për mbrojtur dhe ruajtur lirinë eshprehjes dhe të drejtat e popullit amerikan”, tha Trump.
Presidenti i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi rrjeti social shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij.