Televizioni publik turk TRT ka filluar sërish transmetimet e programeve pas ndërprerjes së sinjalit të tij gjatë mbrëmjes së djeshme për shkak të trazirave që ndodhën dje në Turqi.
Godina e televizionit shtetëror u sulmua nga forcat e ushtrisë rebele që tentoi të realizonte një Grusht Shteti ndaj qeverisë së Erdogan. TRT nën kërcënimin e trupave ushtarake ndërpreu transmetimet për të rifilluar gjatë orëve të para të ditës së sotme. Lajmi është konfirmuar edhe nga departamenti i TRT Shqip i kontaktuar nëpërmjet telefonit nga InfoMedia Albania.