Zv/drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren, deklaroi se TRT-ja do të vazhdojë të lërë gjurmë të thella në ekranet televizive edhe me produksionet e saj të reja, që do të trajtojnë periudhën e Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit dhe Javuz Sulltan Selimit.
“TRT-ja do të lërë gjurmë të thella në ekranet televizive edhe me produksionet e saj, që do të trajtojnë periudhën e Mehmetit II dhe Sulltan Selimit I”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, seriali i mirënjohur i TRT-së, “Zgjimi – Ertugrul” (Dirilis – Ertugrul), nuk ngopet me rekorde. Mbrëmje të mërkurës ai ishte sërish seriali më shikueshmërinë më të lartë.
“Zgjimi – Ertugrul” është rrënjosur në zemrat e teleshikuesve brenda një kohe të shkurtër.
Kur ora shënon 20:00 të mërkurën, shikuesit mbërthehen pas ekranit të TRT-së. Sipas të dhënave, “Zgjimi – Ertugrul” ishte seriali më i shikuar edhe këtë javë.
Marre nga TRT Shqip