Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotem në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit.
Viktima Xhulio Prela,26 vjeç, ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkwagen” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rënde ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ku është vrarë kolegu i tyre Xhulo Prela dhe kanë nisur hetimet.