Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar pasditen e së premtes në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 Rihter dhe lëkundjet kanë shkaktuar panik të madh te banorët e zonës që kanë dalë nga shtëpitë e tyre.
Momentalisht nuk raportohen persona të lënduar dhe as dëme materiale.