Facebook do të përballet ndoshta me kërcënimin më të madh teksa kompania po përgatitet të luftojë dy procese gjyqësore të ngritura nga qeveria amerikane dhe nga më shumë se 40 shtete.
Proceset gjyqësore të ngritura kundër Facebook, të njohura si antistrust, akuzojnë kompaninë se ka përdorur “fuqinë e saj monopole” për të shypur dhe kufizuar rivalët. Rastet trajtojnë blerjen e Instagram-it dhe WhatsApp-it në veçanti.
Beteja ligjore po konsiderohet si më e madhja në fushën e teknologjisë, ku disa e krahasojnë atë me betejën e ngjashme të rregullatorëve kundër Microsoft në vitin 1998, ku qeveria amerikane akuzoi Microsoft për mbajtje të paligjshme të pozitës së saj në treg, përmes kufizimeve teknike që vendosi te prodhuesit e kompjuterave, në mënyrë që njerëzit të çinstalonin Internet Explorer, për të përdorur Netscape dhe Java.
Tronditet Facebook: Kompania përballet me betejën ligjore më
Facebook akuzohet për krijimin dhe mbajtjen e një monopoli në treg, me një rrjet të gjerë blerjesh që ishin qëllimisht antikonkurruese, duke kufizuar në mënyrë strategjike zhvilluesit e programeve për t’u bërë konkurrentë. Me Facebook si monopol, konsumatorët jo vetëm që mbetën pa opsione më të gjera, por gjithashtu u detyruan të pranonin çështjet e famshme të privatësisë.
Duke qenë mundësia e vetme, Facebook nuk ka përmirësuar cilësinë, përkundrazi është përballur vazhdimisht me kritika, sidomos për privatësinë dhe sigurinë.
Pritet që kompania të luftojë fort për të ruajtur “perandorinë” në tregun e teknologjisë, që së fundmi përfshin edhe blerjen e Giphy, një aplikacion jashtëzakonisht i njohur për imazhet lëvizëse dhe Kustomer, një aplikacion për tregti elektronike.
Tronditet Facebook: Kompania përballet me betejën ligjore më
Ekspertët thonë se kjo betejë ligjore në këtë fushë është më e madhja në 100 vjet dhe nisur nga fakti se Facebook është një burim i rëndësishëm i informacionit, beteja ka rëndësi të jashtëzakonshme.
Google gjithashtu është goditur nga rregullatorët e konkurrencës për shkak të dëmtimit të konkurrentëve përmes marrëveshjeve të fshehta me kompanitë duke u dhënë përparësi produkteve të tyre në motorin e kërkimit.
Burimet: Guardian, BBC, The Verge