Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një 44-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me djem të rinj dhe u ka vendosur simbole satanike në trupat e tyre.
Mësohet se Sergei Pimenov ka detyruar fëmijët t’iu nënshtrohen skenave të dhunshme, përfshirë seanca me dyll të nxehtë dhe goditje me shkopinj.
Në faqen e tij në internet, Pimenov mashtron të miturit, duke shkruar se pranon djem të moshës 12-18 vjeç për arsim falas në shkollën e magjisë.
Një djalë 15-vjeçar ka treguar se ai ishte mashtruar nga ‘magjistari’, madje në takimin e parë e ka goditur me shkop në gjoks 180 herë dhe e ka dërguar në një pyll në Dolgoprudny pranë Moskës.
Policia ka arrestuar Sergei Pimenov, nën akuzën e vrasjes së disa të rinjve, shkruan TheSun.