Pas tetë ditësh konkurrim DocuTiff përmbylli siparin me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Nga 100 filmat pjesëmarrës në konkurrim Dokumentari më i mirë me metrazh të gjatë u shpall Sonita, i regjisores Rokhsareh Ghaemmaghami. Heroina tregon mbijetesën në një shoqëri në periudhë lufte.
“Ekzotika, erotica”, filmi greko-francez i Evangelia Kranioti u shpall si dokumentari më i mirë evropian dhe çmimin special në kinematografi.
Çmimi për filmin me metrazh të mesëm shkoi për filmin “End of the World”, i Monica Pawluczuk, me subjekt gjendjen shpirtërore të një qytetari të çnjerëzuar të qytetit të madh.
“Eye for an eye” nga Steve Bache, Mahyar Goudarzi dhe Lousie Peter, student të Film akademie Baden-Württemberg në Gjermani, me portretizimin e një vrasësi dhe krimit të tij u shpall filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Çmimi për filmin më të mirë evropian shkoi për prodhimin austriak Minor Border.
Ndërsa Juria e Medias vendosi të vlerësojë me çmim Qukapikun Rus, si një prodhim që mbart Brenda kërkimin e vazhdueshëm për të vërtetën.
Filmi, kushtuar tragjedisë së Çernobilit, është një homazh për të vërtetën dhe hap një vizion të ri të raporteve të kërkimit historik. Dhe një shembull se media vazhdon të jetë pararoja që ndërton raporte të reja.
Ky ka qenë edicioni i dytë i Docu Tiff vjen pas një eksperience 13 vjeçare të Tiff.
/ Top Channel