Tring Digital ka blerë të drejtat televizive për realizimin e formatit daily makeover “Shopping Monsters” nga kompania turke Global Agency.
Tring TV do të prodhojë versionin shqiptar të formatit, ku pesë femra me karaktere dhe background të ndryshëm konkurojnë njëra-tjetrën në zgjedhjen e veshjeve dhe paraqitjes në një kohë dhe buxhet të caktuar.
Formati është realizuar në Turqi nga Kanal D dhe numëron 700 episode, ndërsa kanali francez M6 është duke prodhuar një sezon të tretë. Kanali gjerman Vox në bashkëpunim me Constantin Entertainment do sjellë së shpejti sezonin e pestë. Formati origjinal i turkes Global Agency është prodhuar gjithashtu, në Hollandë (RTL5), Suedi (Meter Television), Finland (Shine), Spanjë (Big Bang Media), Bullgari (TV7), Hungari (Fem3), Rumani (Prima TV), Ukrainë (K1), Rusi (CTC), Latvia (TV3) dhe sëfundmi Shqipëria (Living) dhe Kroacia (RTL) janë shtetet që i shtohen listës që kanë blerë formatin e suksesshëm.