Javën e ardhshme në Tring Sport do të përjetohet një maratonë e vërtetë sportive, duke filluar me kthimin e Ligës së Kampionëve. Nga e marta deri të enjten, do të luhen 18 superndeshje, duke përfshirë përballje ikonike si Milan-Liverpool, Manchester City-Inter, dhe Atalanta-Arsenal. Gjigantë të tillë si Real Madrid, Bajern i Mynihut, PSG, dhe Barcelona do të zbresin në fushë për ndeshje plot adrenalinë.
Ky spektakël nuk mbaron këtu. Fundjava do të sjellë sfida nga Serie A, përfshirë supersfidën e shumëpritur Inter-Milan, derbin më të rëndësishëm të Italisë, si dhe gara dramatike në Moto GP nga cirkuiti i Emilia Romagna.
E gjithë java do të shoqërohet nga Eva Murati, Lorik Cana dhe analistët e tjerë të sportit në Studio Champions, duke sjellë komentet dhe analizat më të thelluara në çdo ndeshje.
Ekskluzivisht në Tring Sport, kjo javë sportive premton të jetë e paharrueshme për çdo tifoz!