Tring Tv sjell një tjetër prodhim turk në programacionin e kanaleve tematik 3 Plus dhe Jolly HD.
Tashmë serialet turke kanë pushtuar ekranet gjeneraliste shqiptare dhe po kështu janë prezent edhe në platformat me pagesë. Pas serialit të rekordeve “Sulejmani i Madhërishëm”, një tjetër serial i përqëndruar në historine e sundimit otoman do nis transmetimin së shpejti në dy kanalet e platformës digitale Tring, në 3 Plus në formatin Standart Definition dhe në Jolly në formatin High Definition. Bëhet fjalë për serialin e transmetuar në vitin 2012 në kanalin publik turk TRT1 me tiull origjinal Bir Zamanlar Osmanlı: Kıyam (Na ishte njëherë në Perandorinë Osmane: Rebelimi), i sjellë në shqip me titullin Perandoria Osmane: Shthurja.
Fillimi i fundit të Perandorise Osmane i bazuar në fakte dhe ngjarje të historisë vjen me një cast aktorësh të famshëm turk me protagonist Türkan Şoray (Sulltanesha Hatixhe), Cemal Hünal (Murati).
VIDEO Promo