Do you have an Idea?, kështu titullohet formati më i ri i blerë nga Tring i cili ka si qëllim konkurimin e disa pjesëmarrësve për krijimin dhe hapjen biznesit e tyre në bazë të një projekti dhe ideje.
Do you have an Idea?, është një patentë ndërkombëtare e cila nëpërmjet Tring, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri. Për ata që duan të regjstrohen është shumë e thjeshtë, mjafton të shkruani në doyouhaveanidea@tring.tv.
Rreth këtij emisioni të ri në Tring nuk ka ende informacion se kur dhe ku do të fillojë transmetimin e tij, por ju mos harroni të qëndroni me Info Media Albania, për të mësuar më tepër!
IMA/ J.Kasaj