Tring, platforma mediatike kryesore në vend, ka dhënë një lajm të shkëlqyer për të gjithë tifozët e futbollit dhe ndjekësit e saj besnikë: të drejtat ekskluzive të transmetimit për “Il Calcio”, kampionatin Italian të futbollit për pesë sezonet e ardhshme 2024-2029. Ky njoftim përfaqëson jo vetëm një konfirmim të përkushtimit të Tring ndaj ofrimit të përmbajtjes së lartë sportive, por edhe një surprizë të madhe me shtimin e Coppa Italia dhe Superkupës së Italisë si pjesë e paketës.
Së bashku me Serie A, tani tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin në Tring të gjithë futbollin italian në cilësinë më të mirë të zërit dhe figurës në platformat tokësore, satelitore dhe OTT, duke përfshirë transmetime live, përmbledhje, kontent ekstra, dhe informacion të plotë mbi ngjarjet e rëndësishme sportive.
Këto shtime vijnë në një kohë kur sezoni aktual i Serie A po arrin kulmin e tij, me një betejë të ashpër për titull dhe pozicione në kupat e Evropës. Tring, duke u konfirmuar si shtëpia e sporteve për tifozët shqiptarë, vazhdon të ofrojë paketën më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse sportive në vend, duke përfshirë Champions League, Serie A, Coppa Italia, Superkupën e Italiës, dhe shumë të tjera.
Ky njoftim përforcues është një dëshmi e qartë e angazhimit të Tring për të sjellë pranë adhuruesve të sportit përmbajtje të pasur dhe cilësore, duke i bërë kampionët të prekshëm për të gjithë dhe duke ofruar një propozim promocional të pakrahasueshëm. Tifozët e futbollit italian dhe sportit në përgjithësi tani kanë më shumë arsye për të qëndruar të lidhur me Tring për të mos humbur asnjë moment emocionues.