Sezoni i ri televiziv tashmë ka filluar seriozisht gati nga të gjithë subjektet televizive. Në mesin e tyre edhe platforma dixhitale “Tring”, përveç filmave, dokumentarëve dhe serialeve të reja të blera, do të startojnë edhe programe të reja.
Njëri prej tyre është një reality show i ri, i cili do të angazhoj edhe publikun e thjeshë. Bëhet fjalë për një show alla “home edition”, i cili kërkon të shpalos talentin e njerëzve, të cilët merren drejtëpërdrejtë me këtë punë. Prandaj, nëse je një murator, hidraulik, bojaxhi, elektricist, karpentier apo gipspunues dhe dëshironi të shpalosni talentin tuaj në publik, atëherë kontaktoni me “Tring” në audicionet që tashmë kanë filluar.
Programit akoma nuk i është bërë i ditur emri, por pritet të startoj së shpejti.
IMA / S. Dema