Tring Digital dhe Vizion Plus nuk heqin dorë nga patentat ndërkombëtare. Pas Shopping Monster, një tjetër format i Global Agency do të vijë së shpejti për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për “Blind Taste”, një format gatimi ku marrin pjesë një shef i njohur dhe katër konkurentë që ndryshojnë çdo javë. Çdo ditë, konkurentëve u caktohet një recetë që duhet ta gatuajnë në një guzhinë të përbashkët për vetëm dy orë. Rezultati është e njëjta pjatë por me shije të ndryshme. Më pas, konkurentët provojnë të gjitha pjatat dhe i vlerësojnë me një shkallë nga 1-5. E gjithë prova kryhet me sy të fashuar. Asnjë nuk është në dijeni se cili i ka gatuar pjatat, ka probabilitet qê një kokurent të japë pikët minimale për pjatën e vet! Pas provës të gjithë konkurentët hapin sytë dhe zbulojnë të vërtetën për pjatat që shijuan. Në përfundim të javës, mblidhet totali i pikëve gjatë javës, dhe personi me më shumë pikë shpallet fituesi i çmimit të madh!