Të gjithë e mendonim Smile, kanalin e humorit në platformën Tring , si një kanal dedikuar së qeshurës, ku në fakt në vend që të bëj për të qeshur të bën për të qarë.
Çudia e rradhës në rubrikën e monitorimeve të InfoMedia Albania, është ajo e serialit të mirënjohur turk në Tring, “Stina e Qershiv”e që transmetohet në kanalin e serialeve 3Plus, i cili kohët e fundit mesaduket ka ndërruar kategori duke u klasifikuar si një serial komik dhe jo si një dramë, pasi ai po transmetohet tashmë edhe në Smile duke e nxjerrë këtë kanal krejtësisht jashtë tematikës së tij.
Mos ndoshta stafi i Tring ka harruar tashmë se Smile kanali ku e qeshura duhet të ishte kryefjala, duhet të ishte i pasuruar me sketche, Stand up comedy, programe televizive shqiptare dhe të huaja me aktoret më të mirë të humorit dhe jo me tragjedi dashurie?
Copyright IMAlbania.com