Si gjithmonë ne të IMA-s, përveçse i përgëzojmë platformat, shpesh edhe i thumbojmë pakëz. Fundja i bën mirë në mënyrë që të lëvizin, dhe fatmirësisht na i pranojnë vërejtjet. Nuk është hera e parë, që ne bëjmë të njejtën temë për paketën Tring, ndërsa në verë një lexuese e jona shprehu indinjatën e saj për serialet e shumë reklamuara të cilat nisnin me vonesë, tashmë e kemi rradhën edhe ne.
Të gjithë abonentët e Tring e kanë të pamundur që mos të kenë parë të paktën një herë promo-n e “Do You Have an Idea” një reality show i blerë nga Tring qe i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga biznesmenët më të fuqishëm në vend dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit. Emision ky i cili reklamohet prej afro 6-7 muajsh që në Shtator, që përkon me fillimin e sezonit të ri.
Edhe pse shumica e televizioneve po bëhen gati që të finalizojnë programet e tyre për sezonin televiziv 2015-2016, ndryshe nga të tjerët Tring vazhdon të promovojë një format të blerë gjate gjithe sezonit televiziv duke mos e transmetuar atë as në mbarim të tij, po ashtu duke krijuar edhe një pakënaqësi tek abonentet e platformes të cilët prej kohësh po e presin, por ende asgjë e re s’po del në video promocionin e vjetëruar të platformës për “You Have An Idea”, ndersa ende aplikimet ne faqen zyrtare te Tring vazhdojne te mbeten te hapura.
Mos ndoshta është momenti t’i rikujtojmë stafit të Tring se ende publiku po pret premieren e puntatave te reality show-t?