Tashmë në familjen e madhe Tring bëjnë pjesë edhe tre femijë me sindromën Down. Tring ka adoptuar terapi për tre fëmijë me sindromën Down pranë Down Syndrome Albania.
Kush dëshiron të bëhet pjesë mjafton të dhurojë për tre muaj shumën simbolike prej 21 euro/muaj. Në total, 63 euro.
Aktualisht, 23 femijë e kanë tashmë donatorin deri në maj. Megjithatë, janë ende 13 femijë në DSA që presin donatorin e tyre për periudhën mars – maj 2017. Të interesuarit mund të bëjne dhurimet e tyre në një nga mënyrat që paraqiten në foton e mësipërme. Thirrja për donacione është e hapur gjatë gjithë kohës, pra nuk ka afat.
Donatori mund të takojë femijën që mbeshtet në ambientet e DSA në prani të koordinatorit/terapistit të qendrës dhe prindit të fëmijës në ditën dhe orën që ka terapi fëmija. Për më tepër informacion, jeni të lutur të kontaktoni 0674885864.