Greta Koçi është rikthyer me një këngë të re që na fiksoi që me dëgjimin e parë. “Trëndafilat” mban titullin projekti i ri i këngëtares, një këngë ritmike dhe tipike për stinën e nxehtë që na pret. Me siguri këngën tani e tutje do e dëgjojmë kudo: në lokale, klube, rrugë, makina, plazh, festa.
Dhe akoma më të sigurt jemi që pasi të dëgjoni këngën, do e gjeni veten duke kënduar gjatë ditës: “A lele lele trëndafilat kur mi dhe…” apo “aman amane je me mua apo nuk je”
Sa i përket videoklipit, Greta është shfaqur si gjithmonë në formë shumë të mirë fizike, me një fustan të bardhë me pupla dhe një të kuq që e bën të duket shumë sensuale.
Kënga ka marrë reagime shumë pozitive nga publiku dhe brenda pak orësh ka arritur mijëra shikime. Për më tepër, po ju lëmë ta shijoni në vazhdim.