Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, ndërsa janë evidentuar 124 raste pozitive.
Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin mjekim 178 pacientë të prekur me Covid-19, ku 18 janë në terapi intensive dhe gjashtë të intubuar.
Autoritetet shtetërore deri tani kanë kryer 83 911 teste në total, ndërsa mbi 13 mijë janë konfirmuar pozitivë. Ajo që shihet si shqetësuese lidhet me numrin e rasteve aktive, të cilat deri më sot numërohen 5363.
Ministria e Shëndetësisë thekson se në të gjithë vendin kanë humbur jetën 373 qytetarë, që nga fillimi i pandemisë, ndërkaq qarku më i prekur mbetet Tirana me 177 jetë të humbura.
Jetët e humbura nga Covid-19:
Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2651
Durrës 587
Shkodër 375
Elbasan 309
Lezhë 303
Fier 254
Korçë 252
Vlorë 199
Kukës 154
Berat 112
Dibër 90.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregojnë vigjilencë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së Covid-19.