Radio Televizioni Rus (RTR), Channel One Russia dhe Radio House Ostankino po planifikojnë të tërhiqen nga EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve).
Në një deklaratë, organizata tha se ishte informuar nga RTR të premten se ky do të ishte rezultati i pezullimit të Rusisë nga Eurovision Song Contest.
Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda kishin kërkuar që Rusia të përjashtohej nga konkurimi. Finlanda shkoi më tej, duke thënë se nëse Rusia do të merrte pjesë në ngjarjen e këtij viti, ajo nuk do të merrte pjesë.
EBU tha se bordi i saj ekzekutiv mendonte se përfshirja e Rusisë në konkurim në situatën aktuale do të përkeqësonte reputacionin e Festivalit.
“Unioni ynë është i përkushtuar të ruajë vlerat e medias së shërbimit publik dhe, ndërsa ky konflikt përshkallëzohet, prioriteti ynë duhet të jetë që të sigurojmë që të gjithë qytetarët të vazhdojnë të kenë akses në lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura dhe që gazetarët të lejohen të raportojnë lirshëm dhe të sigurt.
“Ne jemi me të gjithë anëtarët tanë që po punojnë në rrethana jashtëzakonisht sfiduese për të sjellë raportim të paanshëm tek audienca e tyre – mbështetja e lirisë së medias duhet të jetë tani një prioritet për të gjitha palët në këtë konflikt.”
Edicioni i 66-të i Eurovizionit do të zhvillohet në Torino në maj.