Chanel 4, ITV, dhe Sky kanë shprehur pikëpamjen e tyre se është koha e duhur për një strukturë të pavaarur e cila monitoron platformat e mediave sociale.
Në një fjalim në panelin e CEO në “Future TV Adversting Forum 2018” në Londër, Carolyn McCall, CEO i ITV, tha se përderisa ka një ide për krijimin e një strukture të tillë, është e vështirë të parashikosh se sa kohë do të marri. Ajo gjithashtu u referua tek rregullat arkaikeqë udhëheqin reklama televizive në Britani.
Situata u soll në foks nga ndalimi i fundit i një reklame Krishtlindjesh që drejtonte publikun tek vaj i palmës. Ndalimi nuk përfshiu mediat sociale, në të cilat u transmetua pa problem. Ndërkohe, Alex Mahon, CEO në Channel 4, hodhi pyetjen se kur qeveria e Britanisë do të kishte kohën për t’u angazhuar në këtë situatë, për arsye të angazhimit me Brexit.
Duke komentuar problematika të tjera, CEO i Sky në Britani dhe Irlandë, Stephen van Rooyen, tha se adresueshmëria ka qenë një sukses për kompaninë dhe mjaft elastik me kalimin e kohës. Ajo u rrit me 30% në 2017 dhe ndoshta edhe më shumë këtë vit.
Ndër të tjera, McCall tha se ishte inkurajuese të shihte rregullatorin duke shprehur qëndrimin se Kanali 4, BBC dhe ITV mund të bashkoheshin bashkë për të krijuar një platformë të njësuar sëbashku për të konkuruar Netflix./IMA/