Më 8 nëntor 2017, Gjermania do të hyj në fazën e dytë të kalimit të televizionit digjital duke ndryshuar teknologjinë nga DVB-T në DVB-T2.
Gjenerata e re e DTT-së do të nisë në Dresden, Kassel, Koblenz dhe Freiburg. Shikuesit në këto zona urbane do të jenë në gjendje të marrin rreth 40 kanale televizive në cilësi HD, duke përfshirë, për herë të parë, 22 kanale komerciale. Transmetimet në standardin e mëparshëm DVB-T do të përfundojnë në të njëjtën kohë.
Po ashtu, më 8 nëntor 2017, në Cuxhaven, Göttingen, Heringsdorf, Hoher Meissner, Löbau, Pfaffenberg, Rhön, Stralsund, Wolfsburg dhe Würzburg si dhe vende të tjera transmetimet do të konvertohen në DVB-T2. Në këto rajone ofrohen vetëm kanale televizive publike.
Pjesa e parë e vendosjes së DVB-T2 u zhvillua më 29 mars 2017 kur 327 transmetues në 69 lokacione u konvertuan në standardin e ri. Kalimi do të vazhdojë në rajonet e tjera në 2018 dhe 2019./IMA/