NBC ka publikuar trailer-in e parë zyrtar të Aquarius, seriali i ri event që sheh për protagonist David Duchovny dhe që do të fillojë transmetimin në 28 maj me një premierë që do të zgjasë dy orë.
Mund të shihni videon e trailer-it më poshtë:
Aquarius është i përbërë nga trembëdhjetë episode që rrëfejnë hetimet e një rreshteri (Duchovny) të policisë së Los Angeles, jeta private e të cilit është mjaft e komplikuar, ndaj të riut Charles Manson (Gethin Anthony). Në fund të viteve gjashtëdhjetë Manson është ende një kriminel i mitur dhe udhëheqës i një kulti, për të cilin është në kërkim të femrave për t’i bindur ato që të bashkohen me sektin.
Në cast gjejmë gjithashtu Claire Holt, Emma Dumont dhe Grey Damon.