Një tragjedi e vërtetë ajo që ka ndodhur së fundmi në Turqi. Lajmi se futbollisti Cevher Toktas ka vrarë djalin e tij 5 vjeç ka shokuar të gjithë vendin. 11 ditë pas vdekjes së të miturit, babai i tij 33-vjeçar ka rrëfyer para hetuesve se ka qenë ai autor i ngjarjes kriminale. Pak javë më parë fëmija i vogël kishte kaluar edhe Covid-19 duke pasur ethe dhe kollë.
Mesfushori i skuadrës Bursa Yildirim Spor, rrëfeu të gjithë ngjarjen makabre.
“Mora një jastëk dhe ia vendosura në fytyrë duke e shtyrë fort. Më vonë mora policinë në telefon për të mos dyshuar askush që e kisha bërë unë“, u shpreh mesfushori.
Më pas ai rrëfeu para policisë edhe arsyen që e çoi drejt një akti të tillë kaq të rëndë.
“Nuk e kam dashur kurrë djalin tim që kur lindi, nuk kam asnjë problem mendor. Arsyeja e vetme që e bëra është se nuk e kam dashur kurrë”.
Cevher Toktas rrezikon burgimin e përjetshëm e natyrisht do të jetojë gjithë jetën me ndërgjegjen e rëndë që mbyti fëmijën e tij vetëm 5 vjeç.