Tragjedia në familjen Seiti nuk ka të sosur. Vetëm një ditë pasi djali i tij, 17 vjeçari Qamil Seiti nga Tepelena ndërroi jetë, vjen edhe lajmi i trishtë se edhe babai i tij, nuk mundi që të fitonte betejën me koronavirusin.
Descript.al mëson se i babi i 17 vjeçarit ka ndërruar jetë ditën e sotme, i shtruar në një prej spitaleve covid në vendin tonë.
Familja Seiti ishte prekur nga COVID-19, ndërsa i vetmi person që mundi këtë sëmundje është e ëma e 17 vjeçarit.