30 vite më parë, Sali Berisha doli para studentëve duke i thurur lavde Ramiz Alisë dhe duke evokuar rolin e tij si komandant i Brigadave partizane
Erion Braçe publikoi dje edhe videon ku Berisha përshëndeti Ramiz Alinë dhe e vlerësoi atë si një njëri të guximshëm, i cili me atë guxim që udhëhoqi ushtrinë në betejat çlirimtare udhëhoqi vendin edhe në betejat e reja të demokracisë.
Nisur nga kjo video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në Facebook, Kara shkruan me ironi se ky është ‘heroi i madje i demokracisë.
“Ky eshte “heroi i madh” i demokracise.
T’a lexojne dhe t’a degjojne mire ata qe besojne perrallen lidhur me “heroin e demokracise”.
Misionar tipik reaksionar i Ramis Alise dhe i se shkuares komuniste, bythelepires personal i tij, tradhetar i cdo kauze, armik i cdo mendimi të pavarur, miklues për servilet pas tij-keto jane disa nga tiparet e heroit qesharak dhe diabolik të demokratures shqiptare, qe meriton të quhet “berishokraci”.
Të shpresojme qe nga berishokracia dhe ramokracia të ndertojme nje shtet të se drejtes dhe të shanseve të barabarta.
Ishte koha qe solli diabolikun dhe jo diaboliku kohen.”, shkruan Romeo Kara.