Ceremonia e ndarjes së çmimeve Ballon D’or që vlerëson si çdo vit protagonistët e futbollit botëror vjen të hënën e 12 janarit në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Zyrihu në rrjetin tokësor dhe digital të RTSH. Duke filluar në orën 18.00 me paradën e yjeve të futbollit dhe jo vetëm në tapetin e kuq dhe për të vazhduar në oren 18.30 me ceremonine e ku do të zbulojmë se cili midis tre pretendentëve Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Manuel Neuer do të fitojë trofeun e Topit të Artë.
Ky eveniment transmetohet në mbi 180 vende dhe në Shqipëri vjen ekskluzivisht në kanalet Televizionit Publik TVSH, RTSH Sport dhe RTSH HD.