Top Talent, edicioni i tretë nis së shpejti në ekranin e Top Channel me shumë risi.
Ori Nebijaj do të jetë ajo që do të moderojë spektaklin që do të zgjasë disa javë në kërkim të zbulimeve të talenteve të reja e po ashtu, nga ana tjetër juria ka ndryshuar rrenjërisht.
Sipas një promoje të publikuar në llogarisë sociale të Top Channel, ata që do të gjykojnë talentet e reja janë: Olti Curri, Jonida Vokshi, Hervin Çuli dhe Anita Haranidaj.
Përsa i përket datës së nisjes ende nuk është zbuluar por muaji po, ai i pari i vitit 2020./blitz.al