Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro do të jetë në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në një diskutim përballë artisteve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.
Në emision do të diskutohet nëse po shpërngulet Teatri Kombëtar? A do ta zënë vendin e teatrit kulla shumëkatëshe?
A po tenton ministrja të centralizoje dhe kontrolloje prurjet teatrore dhe kinematografike? Dhe pse nuk gjen qetësi ligji për kulturën dhe artin?
Të gjithë këto keni mundësi t’i ndiqni sonte në “Top Show” në orën 22.15 në Top Channel.