24 qershori, mbrëmja e madhe ku do të shpallen 12 artistët më të mirë shqiptarë po afron. “Top Music Awards” po punon për të sjellë në Pallatin e Kongreseve një mbrëmje të paharrueshme, ku përveç çmimeve e të ftuarve që do t’i prezantojnë nuk do mungojnë dhe performancat artistike të artistëve më në zë të trevave shqipfolëse.
Për të bërë prezantimin këngëtarëve që garojnë në secilën prej kategorive, Top Awards do të organizojë një party gjigande më 26 maj, tek Folie.
Në këtë mbrëmje do të bëhen të ditur të gjithë emrat e këngëtarëve e grupeve që do përfaqësojnë 12 çmimet.
Nuk do të mungojë tapeti VIP, ku do të kalojnë për të bërë foto të gjithë të ftuarit e mbrëmjes.