16 Shtatori është një ditë mjaft e shënuar për gjigandin mediatik të Top Medias në të cilin bëjnë pjesë mediat më të rëndësishme në shqipëri, si Top Channel, Top Albania Radio apo edhe Gazeta Shqip, pasi pikërisht sot themeluesi i saj Dritan Hoxha, feston ditëlindjen e tij.
Në një mega party me të gjithë punonjësit e grupit mediatik, Top Media ka festuar mbrëmjen e sotme në një nga klubet më të mëdha në tiranë ditindjen e të ndjerit Hoxha, emri i të cilit ndihet kudo nëpër ambientet e tij.
Dritan Hoxha do të njihet si babai i revolucionit të televizionit shqiptar në vitet 90. Ai u nda nga jeta 8 vite më parë në një aksident automobilistik, por vazhdon të ndihet ende gjallë në ambientet e Top Channel, i cili ishte edhe ëndrra e tij, ëndërr e cila po vazhdon!