Suksesi boteror i BBC Top Gear, qe ka apasionuar pas tij miliona teleshikues vjen se shpejti edhe ne versionin italian ne kanalin satelitor Sky Uno HD.
Prodhuar ne UK nga BBC, i shperndare ne 230 shtete ne te gjithe boten me nje audience globale prej 350 milion spektatoresh, versioni italian i TOP GEAR do te realizohet nga Toro Media dhe do te kete te njejtin stil ironik, provokator, dhe ne te njejten kohe bindes, te formatit nderkombetar. Jane bere zyrtar tashme edhe emrat e moderatoreve qe do te drejtojne timonin e ketij formati, dy personalitete te njohur dhe te apasionuar te botes se motoreve, qe perfaqesojne ne doza te duhura nderthurjen e kompetencave teknike, pasionit, dhe dashurise per kater rroteshat qe e kane bere programin nje nga me te dashurit ne te gjithe planetin.
Do te jene, pikerisht, Guido Meda – drejtor i redaksise se Motori dhe zevendes drejtor i Sky Sport, nje pilot i perkryer amatorial makinash dhe motorash – dhe Joe Bastianich – ne krye te nje perandorie restorantesh, i njohur per pasionin e tij per motoret dhe makinat, pilot shume i mire dhe koleksionist i makinave historike. I famshem per publikun italian ne rolin e nje prej shefave ne jurine e Masterchef Italia.
Formati ka hyre edhe ne librin e Guinness World Records si programi factual me i ndjekur ne te gjithe boten, nje popullaritet qe perkthehet me 1 miliard shikime ne muaj per clip ne kanalin zyrtar ne You Tube.
Versioni italian i Top Gear do te rruaj te gjitha karakteristikat e versionit origjinal, qe ka pasur ne timon per 13 vite Jeremy Clarkson (i njohur me shume me emrin Jezza), Richard Hammond (Hamster) dhe James May (Captain Slow). Meda-s dhe Bastianich, do t’i bashkohet nje moderator i trete si dhe eshte konfirmuar pjesemarrja e The Stig, test driver me identitet te panjohur qe ashtu si ne versionin origjinal do te jete pjese e çdo episodi.